Maqedoni
Janevska në takimin ministror për kërkime shkencore dhe inovacione në Bruksel
22.10.2026 10:10
Janevska sot në Bruksel do të marrë pjesë në takimin ministror të Platformës Drejtuese për Kërkime Shkencore dhe Inovacione për Ballkanin Perëndimor, të organizuar nga Komisioni Evropian....

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, sot në Bruksel do të marrë pjesë në takimin ministror të Platformës Drejtuese për Kërkime Shkencore dhe Inovacione për Ballkanin Perëndimor, të organizuar nga Komisioni Evropian.
Në kuadër të takimit, Janevska do të marrë pjesë në debate kushtuar hartimit të politikave për mbështetjen e inovacioneve dhe shkëmbimit të praktikave të mira në fushën e kërkimeve shkencore.
Është paraparë edhe një takim dypalësh me komisioneren evropiane për startup-et, kërkimin shkencor dhe inovacionet, Ekaterina Zaharieva, informojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
