Japonia shënon 70 vjet nga përfundimi i betejes për Okinavën
23.06.2015 10:39
Kryeministri japonez Abe u ballafaqua me zemërimin e paqësorve gjatë shënimit të 70 vjetorit nga përfundimi i betejës për Okinavën, një nga betejat më të përgjakura në Oqeanin e Qetë gjatë Luftës së Dytë Botërore...

Ceremonia u mbajt në parkun memorial Itoman në arkipelagun Okinava, ndërsa morën pjesë 5.000 njerëz, mes të cilëve edhe ambasadori i SHBA-së, Kerljan Kenedi.
Fjalimi i Abe u ndërpre nga banorët e paqësorit të cilët e kundërshtojnë prezencën ushtruake amerikane në Okinavë.
Okinava është okupuar nga amerikanët pas Luftës së Dytë Botërore, ndërsa arkipelagu iu kthy Tokios në vitin 1972 .
Deri në vitin 1879 Okinava ishte vend i pavarur, ndërsa banorët e saj nuk konsideroheshin për japonez.
