Kuvendi i Shqipërisë, përleshje mes deputetëve të pushtetit dhe opozitës

22.10.2026 15:10

Pritej të ishte një prej seancave më të ashpra dhe me debate të forta për shkak të protestës tashmë 10-ditore...

Pritej të ishte një prej seancave më të ashpra dhe me debate të forta për shkak të protestës tashmë 10-ditore, por u mbyll brenda vetëm 1 ore. Duke mbajtur në duar fotografitë e të rinjve të dhunuar në protestë dhe thirrjeve të vazhdueshme kundër Parlamentit e Qeverisë, opozita bllokoi foltoren dhe ktheu përmbys karriget në shenjë revolte.  PD-ja nuk u kursye as ndaj kryetarit të Kuvendit, i cili për të qetësuar situatën dhe me një tërheqje vëmendje ndaj Nokës, e ndërpreu seancën për 5 minuta.
 
Për shkak të situatës së kaosit të krijuar, me propozim të kryetarit të grupit kaluan në votim pa diskutuar asnjë nga çështjet e rendit të ditës. 45 minuta e votimit kaluan mes kaosit, ndërsa nuk munguan as përplasjet gati fizike në Parlament.
 
Ndërsa PD-ja vijonte të mbante të bllokuar foltoren, Flamur Noka tentoi t’u merrte nga duart kolegëve socialistë kartonët jeshilë. Ky moment prodhoi përplasje edhe mes deputetëve të tjerë, duke çuar në ndërhyrjen e Gardës së Republikës. Pavarësisht këtyre incidenteve, votimi nuk u ndërpre. Berisha në krahun tjetër jepte direktiva nga vendi për aksionin opozitar.
 
Jashtë Parlamentit, një grup pedagogësh dhe qytetarësh protestuan duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
 
LULJETA NDOKA