Botë

ShBA-ja dhe Izraeli, plane për sulme në Iran

22.10.2026 12:27

ShBA -të dhe Izraeli kanë hartuar plane për sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të mandatit në ShBA

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë hartuar plane për sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të mandatit në ShBA, raporton New York Times, duke cituar zyrtarë amerikanë dhe burime të informuara mbi diskutimet. 
 
Megjithatë, presidenti Donald Trump nuk ka marrë një vendim përfundimtar për autorizimin e operacionit. Sipas raportimit, po shqyrtohet një fushatë e shkurtër, por intensive, që mund të zgjasë tri ditë. Objektivat e mundshme përfshijnë struktura bërthamore, arsenalin e raketave dhe dronëve, si dhe infrastrukturën energjetike.
 
Disa burime thonë se rafineritë mund të shmangen për të kufizuar rritjen e çmimeve të naftës. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka diskutuar mundësinë e sulmeve me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
 
Ndërkohë, dy vendet kanë shtuar stërvitjet e përbashkëta, ndërsa ShBA-ja po grumbullon forca ushtarake, vendosja e të cilave pritet të përfundojë në fillim të nëntorit. Teherani ka paralajmëruar se do të përgjigjet duke zgjeruar objektivat, përfshirë objektet energjetike në rajon, qendrat e të dhënave dhe kabllot nënujore të internetit. Zyrtarët iranianë këmbëngulin se një konflikt i ri nuk do të jetë as i shkurtër dhe as i kufizuar.