Debat për papunësinë te të rinjtë

23.06.2015 10:43

Tryezë e rrumbullakët në temë "Papunësia te të rinjtë në Republikën e Maqedonisë - Inkluzion social i grupeve të ndjeshme te të rinjtë" do të mbahet sot në Manastir në organizim të Qendrës kulturore lokale për të rinj...

Aktiviteti është në kuadër të projektit rajonal i mbështetur nga Komisioni Evropian "Platforma për inovacione në sferën e papunësisë së të rinjve në Evropën Juglindore".

Pjesëmarrësit do ta shqyrtojnë Projekt raportin kombëtar për papunësinë te të rinjtë në Maqedoni, i zbatuar në periudhën nga muaji mars deri në muajin maj të këtij viti.

Projekti realizohet në shtatë vende të EJL-së: Maqedoni, Mal të Zi, Shqipëri, Kosovë, Serbi, Bosnje e Hercegovinë dhe Turqi, ndërsa qëllimi kryesor është që të hulumtohet gjendet me papunësinë e të rinjve në rajon dhe të ofrojë modele inovative dhe zgjidhje për nxitjen e punësimit të të rinjve në vendet e përfshira në projekt.