Beograd: Serbia nuk e kupton as rëndësinë, e as qëllimin e rezolutës për Srebrenicën

23.06.2015 10:46

Serbia nuk e kupton as rëndësinë, e as qëllimin e rezolutës për Srebrenicën, e cila përveç që do të ndikojë në destabilizimin e rajonit, do të ndikojë edhe në destabilizimin e marrëdhënieve politike në Serbi...

Serbia nuk e kupton as rëndësinë, e as qëllimin e rezolutës për Srebrenicën, e cila përveç që do të ndikojë në destabilizimin e rajonit, do të ndikojë edhe në destabilizimin e marrëdhënieve politike në Serbi, theksohet në letrën që Beogradi e dërgoi deri te vendet e përhershme anëtare të Këshillit të Sigurimit të KB-së me rastin e propozim-rezolutës britanike për Srebrenicën.

Në letër, siç lajmëron Tanjug, theksohet se Republika e Serbisë i nderon të gjitha viktimat në konfliktet në hapësirën e ish-Jugosllavisë dhe fuqishëm është e bindur se kujtimet dhe aktivitetet me qëllim që të mos harrohet e kaluara, duhet të jenë jashtëzakonisht në funksion të pajtimit dhe përmirësimit të bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Serbia në letrën deri te KS-ja e KB-së thekson se trashëgimia nga e kaluara nuk guxon të jetë pengesa për ardhmërinë tonë të përbashkët.

Në letër theksohet se Serbia papritur e ka marrë lajmin për propozim rezolutën e KS-së së KB-së të parashtruar nga Britania e Madhe me rastin e 20 vjetorit nga krimet në Srebrenicë.

"Serbia mendon se çfarëdo rezolute nuk do të kontribuojë për pajtim në rajon, por përkundrazi do të shkaktojë tensione, mosmarrëveshje dhe destabilizim shtesë. Serbia nuk e kupton as rëndësinë, e as qëllimin e rezolutës, e cila përveç që do të ndikojë në destabilizimin e rajonit, do të ndikojë edhe nëm destabilizimin e marrëdhënieve të brendshme politike në Serbi", theksohet në letrën e dërguar nga Serbia deri te vendet e përhershme anëtare të KS-së së KB-së.