Maqedoni
Betimi i kadetëve të Akademisë Ushtarake, Misajllovski: Me rëndësi përgatitja e kadetëve
22.10.2026 15:26
Misajllovski theksoi rëndësinë e përkushtimit dhe profesionalizmit të tyre në vitet e ardhshme, në funksion të forcimit të mbrojtjes dhe sigurisë së shtetit....

Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, me rastin e betimit solemn të gjeneratës së 30-të të kadetëve të Akademisë Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolski”, theksoi rëndësinë e përkushtimit dhe profesionalizmit të tyre në vitet e ardhshme, në funksion të forcimit të mbrojtjes dhe sigurisë së shtetit.
“Profesioni ushtarak kërkon përgatitje të fortë fizike, qëndrueshmëri psikologjike dhe disiplinë. Me përkushtim maksimal gjatë katër viteve të ardhshme, kadetët do të mësojnë të marrin vendime që do të jenë vendimtare në mbrojtjen dhe sigurinë e shtetit dhe në këtë mënyrë do të justifikojnë besimin e qytetarëve.”, - deklaroi ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski.
“Përmes investimeve infrastrukturore deri tek përpjekjet për përmirësimin e statusit material dhe profesional dhe të personelit ushtarak të gjitha këto aktivitete kanë rëndësi të madhe se me iniciativat më të reja për zgjidhjen e statuseve të vjetra të ushtarëve.”, - theksoi shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Sashko Lafçiski.
Në ceremoni morën pjesë edhe përfaqësues të lartë nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria, përfaqësues të korpusit ushtarako-diplomatik, prindër dhe të afërm të kadetëve.
VLORA LATIFI TOPOJANI
