Deri më 1 korrik aplikim për "Natën e bardhë" të sivjetme
Thirrja për pjesëmarrje në manifestimin vjetor "Nata e bardhë" është e hapur deri më 1 korrik të vitit 2015, përkujton Qendra Kulturore për të Rinj...

"I inkurajojmë të gjithë artistët ta plotësojnë aplikacionin dhe të jenë pjesë e manifestimit kulturor urban të dashur", kumtoi QKR.
Në "Natën e bardhë" do të përfshihen artet vizuele (arti figurativ, fotografia, instalimi, video-arti, strip, arti kibernetik), arte të aplikuara (arkitektura, ueb disenji industrial/vizuel, moda, krijimet digjitale), muzika, filmi dhe arti publik dhe urbano-performancat.
Artistët të cilët do të marin pjesë do të zgjidhen nga organizatorët, ndërsa kritere kryesore janë cilësia dhe inovativiteti i veprave të propozuara.
Janë të lejuara të gjitha format artistike dhe mediat të realizuara me cilin do instrument ose teknikë.
Aplikacionet me dokumentet e plotësuara duhet të dërgohen në adresën: Qendra kulturore për të rinj, me shenjën (PËR NATËN E BARDHË 2015), Kej "Dimitar Vllahov" 15. 1000 Shkup, ose në adresën elektronike: [email protected].
