Maqedoni

Parashikimi i motit

23.10.2026 09:31

Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme lokale shiu

Moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme lokale shiu, veçanërisht pasdite dhe gjatë natës. Në disa vende reshjet do të jenë të rrëmbyeshme, të shoqëruara me bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor.

Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, ndërsa pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje të herëpashershme shiu. Në disa pjesë të luginës reshjet do të jenë të rrëmbyeshme, të shoqëruara me bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme.