Maqedoni
23 Tetori – Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase
23.10.2026 09:35
Në vend sot shënohet 23 Tetori – Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase...

Në vend sot shënohet 23 Tetori – Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase, festë shtetërore kushtuar themelimit të Organizatës së Brendshme Revolucionare Maqedonase-Adrianopolitane në vitin 1893 në Selanik.
Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase i kushtohet kujtimit të brezave që janë angazhuar për liri politike dhe vetëvendosje kombëtare. Idetë dhe aktivitetet e tyre përbëjnë pjesë të procesit historik që çoi në krijimin e shtetit modern maqedonas.
Në Kuvend do të ndahet çmimi shtetëror “23 Tetori”.
Në akademinë solemne që do të mbahet sot në mesditë, është paralajmëruar fjalimi i kryeministrit Hristijan Mickoski.
