Maqedoni

Përdorim i shtuar i dronëve me rastin e shënimit të 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase

23.10.2026 09:36

Hapësira e parkingut të Muzeut të Artit Bashkëkohor do të sigurohet nga ora 10:00 deri në orën 23:30 për organizimin e ceremonisë...

Ministria e Punëve të Brendshme informon opinionin se gjatë ditës së sotme, me rastin e shënimit të festës shtetërore 23 Tetori – Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase, do të përdoren mjete fluturuese pa pilot (dronë) për xhirime nga ajri.

Hapësira e parkingut të Muzeut të Artit Bashkëkohor do të sigurohet nga ora 10:00 deri në orën 23:30 për organizimin e ceremonisë. Për këtë qëllim, MPB u bën thirrje qytetarëve që t'i largojnë automjetet nga parkingu.

Aktivitetet do të realizohen në kuadër të masave të planifikuara për shënimin e festës, ndërsa në lokacione të caktuara do të vërehet prani dhe lëvizje e shtuar e dronëve.

Ministria e Punëve të Brendshme informon qytetarët se bëhet fjalë për aktivitete të planifikuara paraprakisht dhe apelon për mirëkuptim, me qëllim realizimin e tyre pa pengesa dhe në mënyrë të sigurt.