Shqipëri-rezultatet zgjedhore, nga 54 bashki, 40 i fiton e majta, 13 e djathta

23.06.2015 11:02

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në 54 bashki. Në 40 prej tyre kanë fituar kandidatët e majtë, ndërsa në 13 fitues...

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në 54 bashki. Në 40 prej tyre kanë fituar kandidatët e majtë, ndërsa në 13 fitues janë kandidatët e së djathtës dhe 1 i partisë së minoritetit grek "Mega".

Pas Korçës dhe Lushnjës, koalicioni i majtë ka marrë 3 nga bashkitë e mëdha të vendit. Fitorja e AShE-së konfirmohet në Elbasan, Fier dhe Gjirokastër, ndërsa është çështje kohe zyrtarizimi i fitores në Vlorë.

Në Shkodër udhëheq koalicioni i djathtë, surprizë mund të konsiderohet rezultati i Malësisë së Madhe, ku udhëheq kandidati i së majtës. Edhe në Lezhë, udhëheq kandidati i Partisë Demokratike. Në Durrës koalicioni i majtë është në epërsi. Në Berat kryeson AShE, në Kukës e djathta.

Në Dibër ka fituar kandidati i majtë. Në raportin e OSBE/ODIHR thuhet se “në përgjithësi dita e zgjedhjeve vijoi në mënyrë paqësore në të gjithë vendin. Hapja e votimit u vlerësua në masën 25%  kryesisht për vonesat. Votimi u vlerësua pozitivisht në masën 93% të vëzhgimeve.

Shqetësime u vunë re rreth kërcënimeve të mundshme nga grupe të aktivistëve partiakë brenda dhe jashtë listës së votimit”.