Maqedoni
Moti i ndryshueshëm gjatë fundjavës, të dielën do të përfundojë ora verore
23.10.2026 15:25
Vendi është kapluar me mot të ndryshueshëm me diell dhe me shira të lokalizuar....

Vendi është kapluar me mot të ndryshueshëm me diell dhe me shira të lokalizuar. Gjatë vikendit do të jetë moti i qëndrueshëm dhe në disa vende edhe me reshje të shiut. Temperatura minimale do të jetë prej 7 deri në 14 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 17 deri në 23 gradë, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Të dielën më 25 tetor në orën 03:00 të mëngjesit do të përfundojë matja verore e kohës duke u zhvendosur akrepat një orë prapa. Në vitin 2018, Komisioni Evropian shqyrtoi heqjen e ndërrimit të kohës sezonale dhe më pas zhvilloi një konsultim publik në të cilin morën pjesë rreth 4.6 milionë njerëz. Megjithatë, ndonëse 84 për qind e të anketuarve ishin në favor të heqjes së tij, anëtarët nuk arritën të arrinin një marrëveshje se cila kohë do të ishte e përhershme, kështu që propozimi nuk u zbatua.
Vendet e BE-së ende kalojnë në orën e verës në pranverë dhe në orën e dimrit në vjeshtë. Ndër arsyet për heqjen e ndërrimit të kohës sezonale janë funksionimi më i thjeshtë i jetës së përditshme, shmangia e problemeve në sistemet kompjuterike, transportin dhe biznesin, si dhe fakti që në vendet pranë ekuatorit, gjatësia e ditës nuk ndryshon ndjeshëm gjatë vitit.
VLORA LATIFI TOPOJANI
