Protesta në Tiranë, sërish përplasje mes policisë dhe protestuesve
Të paktën tetë persona janë lënduar...

Të paktën tetë persona janë lënduar gjatë përplasjes mes protestuesve dhe policisë në Tiranë në ditën e 12 të protestës, me kërkesën për dorëheqjen e kryemsinitrit Edi Rama. Siç ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, janë paraqitur gjashtë persona: një deputet, një përfaqësuese e medias dhe katër protestues.
Ministria bën me dije se të gjithë kanë lënë spitalin pas marrjes së trajtimit mjekësor. Ndërkohë, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur për trajtim një efektiv policie dhe një përfaqësues i medias.
Në mesin e të plagosurve është edhe një protestues i qëlluar me plumb gome në kokë. Gajtë protestës protestuesit kanë hedhur gurë, koktej molotovi dhe fishekzjarre, ndërsa policia ka ndërhyrë duke përdorur ujë me presion, gaz lotsjellës, dhe plumba gome për ti shpërndarë protestuesit. Protesta u mbështetet edhe nga opozita.
Paraprakisht kryeministri Edi Rama, kishte thënë se “Qeveria nuk rrëzohet me dhunë”, ndërsa ka paralajmëruar edhe masa të ngjashme me vendet e BE-së ku poashtu ka protesta.
Zjarr ka pasur edhe pranë godinës të Partisë Socialiste, e shkaktuar nga koktejët e molotovit të hedhur nga protestuesit. Policia menjëherë ka marrë në mbrojtje godinën e partisë në pushtet. (Naim Sinani, TVM2)
