Botë

Në SHBA janë arrestuar 1.140 persona për shkak të shqetësimeve seksuale të fëmijëve

23.06.2015 12:44

Në SHBA janë arrestuar 1.140 persona nën akuzë për shqetësim seksual të fëmijëve si pjesë e aksionit kombëtar për mbrojtje të fëmijëve...

Në SHBA janë arrestuar 1.140 persona nën akuzë për shqetësim seksual të fëmijëve si pjesë e aksionit kombëtar për mbrojtje të fëmijëve, kumtoi Ministria amerikane e Drejtësisë.
 
"Rrëmbyesit e shfrytëzojnë teknologjinë në mënyra keqbërëse dhe inventive që të arrijnë deri te viktimat e tyre, fëmijët, përmes kufijve shtetëror dhe kombëtar", deklaroi administratori i sektorit të Ministrisë së Adoleshentëve dhe programit për parandalim nga delikuenca, Robert Listenbi.
 
Arrestimet janë rezultat nga puna dymuajshe në muajin prill dhe maj dhe ndjekja e delinkuentëve të cilët shfrytëzojnë internet për t'i joshur fëmijët dhe t'i tërheqin në eksploatim komercial seksual, pornografi të fëmijëve dhe udhëtime jashtë vendit dhe përfshirje në turizëm seksual.
 
Arrestimet janë edhe vazhdim i operacionit "Zemra e thyer" në të cilin vitin e kaluar janë arrestuar 275 persona për shkak të delikteve seksuale./mia