Ndotja e ajrit, mjekët: Ajri i ndotur shkakton probleme akute

25.10.2026 17:44

Një dritare e mbyllur, një shëtitje e shtyrë për një ditë tjetër...

Një dritare e mbyllur, një shëtitje e shtyrë për një ditë tjetër, një prind që është detyruar të mësojë indeksin e cilësisë së ajrit i shqetësuar për cilësinë e ajrit që thith fëmija e tij.  Ndotja ka tjetër kuptim kur hyn në përditshmërinë tonë.

Qytetarët e anketuar nga TVM2 thonë se sidomos gjatë dimrit, i ndjejnë në shëndetin e tyre pasojat e ajrit të ndotur.

“Po na pengon neve që jemi me vjetë më të moshuar, kemi probleme me frymëmarrjen.”

“Normal qe ndikon, është ndonjë i sëmurë, ndikon sigurisht, ndikon, mu nuk më ndikon se jam i shëndoshë.”

“Sigurishtë jo vetëm tek unë por tek të gjithë, sidomos tek moshat më të vjetra.

Normal që na pengon, ndjehet në sëmundjet të cilat përhapen në atë periudhë, sëmundjet që janë me bronhitë, astmë dhe të tjerat sëmundje që janë të përhapura edhe kjo është një problematikë e madhe në RMV se çdo vit rritet numri i të sëmurëve nga astma dhe bronhiti si dhe tjerat sëmundje.”

“Ndikon edhe atë shumë.” – thanë disa nga personat e anketuar nga TVM2.  

Mjekët me vite tashmë shpjegojnë pasojat që ajri i ndotur sjellë për shëndetin tonë.  Por cilat janë simptomat më të shpeshta, me të cilat pacientët shkojnë për të kërkuar ndihmë mjekësore.

“Kollitje, dhimbje të trupit temperaturë e lartë, molisje, humbje e apetitit, zvogëlimi i akvitetit fizik për punë për koncentrim për mësime, të gjitha këto janë simptome të cilët e përcjellin një infeksion akut, ta zëmë prej qoftë i shkaktuar nga viruset, qoftë një ftohje e rëndomtë, janë simptome plotsisht të ngjashme ose ndonjë sëmundje e cila e shkatuar prej baketerieve me infeksion.” – tha mjeku i përgjithshëm Sedat Lumani.

Pas çdo shifre per ndotjen është një njeri që ka nevojë të marrë frymë pa frikë.

Ministria e Ambientit: Kemi masa konkrete për uljen e ndotjes së ajrit

Ngrohja individuale, transporti  dhe industritë e prodhimit janë shkaktarët kryesor për ndotjen e ajrit, thotë Besa Tateshi nga minsitria e ekologjisë.

Qeveria po punon për të ulur nivelin e ndotjes me masa konkrete, thotë Tateshi.

“Punohet në ndryshimin e mënyrës së  ngrohjes, përmes ndërtimit të centraleve kogjeneruese subvenvionohet për inverter dhe pompa nxehtësie, si dhe në zëvendësimin e sistemit të ngrohjes në objektet publike. Konkretisht nëse flasim për Shkupin deri në fund të vitet pritet të vijnë autobus të rinjë për ndërmarjen e qarkullimit publik, pasojnë dhe masa për subvencionimin e taksive elektrike.” – deklaroi Besa Tateshi nga Ministria e Ekologjisë, Sektori për ndotje industriale.   

Minsitria ekologjisë ka përgaditur fushatë informuese për ngritjen e vetëdijes për mbrojtje të ambientit, gjithashtu thonë se në periudhën në vijim do të shtohen kontrollet për të identifikuar ndotësit e ajrit. (Abibe Qaili, TVM2)