Maqedoni
Kozias nesër në Shkup
23.06.2015 12:58
Ministri grek i Punëve të Jashtme Nikos Koyias nesër do të qëndrojë në Shkup ku do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Poposkin...

Pas takimit me Poposkin, Kozias do të bisedojë me zëvendëskryeministrin të obliguar për Çështje Evropiane Fatmir Besimi dhe pastaj edhe me kryeministrin Nikolla Gruevskin, kumtoi MPJ-ja greke.
Shefi i diplomacisë greke më vonë do të pritet nga ana e presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov me të cilin do të ketë edhe drekë pune.
Kozias në Shkup gjithashtu do të takohet edhe me liderët e partive më të mëdha, gjegjësisht të LSDM-së Zoran Zaev, të BDI-së Ali Ahmeti dhe të PDSH-së Menduh Thaçi, kumtoi MPJ-ja greke./mia
