Maqedoni

Mucunski uron Listën Studentore për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Serbi

26.10.2026 10:16

Mucunski ka uruar përfaqësuesit e Listës Studentore për fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi...

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ka uruar përfaqësuesit e Listës Studentore për fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi. Ai u uroi suksese në marrjen e përgjegjësive dhe përmbushjen e pritshmërive të qytetarëve.
 
Përmes një postimi në rrjetin social X, Mucunski uroi edhe qytetarët e Serbisë për, siç theksoi, organizimin e suksesshëm të zgjedhjeve parlamentare.
 
Ai theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar ndaj thellimit të mëtejshëm të miqësisë dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore me Serbinë.
 
Sipas Mucunskit, përmirësimi i marrëdhënieve mes dy vendeve është në interes të së ardhmes së përbashkët dhe prosperitetit të të gjithë rajonit.