Botë

Gjashtë të vdekur gjatë përmbytjes të gomones me imigrantë në Bodrum

23.06.2015 13:18

Gjashtë imigrantë ilegal sirian humbën jetën mbrëmë pasi një gomone është përmbytur në afërsi të pushimores turke Bodrum...

Gjashtë imigrantë ilegal sirian humbën jetën mbrëmë pasi një gomone është përmbytur në afërsi të pushimores turke Bodrum, Turqinë Jugperëndimore, njoftoi Anadolia.
 
Në gomone ka pasur 62 imigrantë ilegal të cilët kanë lundruar nga Bodrumi drejtë ishullit grek Kos.
 
Mbrojtja bregdetare turke ka organizuar operacion shpëtimi në të cilën ka marrë pjesë një helikopter. Disa nga imigrantët e shpëtuar janë transportuar në spital.
 
Mes imigrantëve të shpëtuar ka gra dhe fëmijë./mia