Botë

Koreja e Veriut me burg të përjetshëm i dënoi dy spiunë jugokoreanë

23.06.2015 14:05

Gjykata Supreme e Koresë së Veriut me burg të përjetshëm i dënoi dy jugokoreanë, të cilët paraprakisht janë akuzuar për spiunim, njofton sot agjencia jugokoreane Jonhap...

Kim Kuk Giu dhe Çoe Çun Giu sot në Phenian u është shqiptuar dënimi pasi janë shpallur fajtorë për spiunim në dobi të Koresë së Jugut, edhe pse Shërbimi nacional për zbulim jugokorean (NIS) mohoi se të dy kanë punuar për të dhe insistoi që ata të lirohen, publikoi radioja shtetërore jugokoreane.
 
Dy burrat janë arrestuar në shtator dhe dhjetor të vitit të kaluar në afërsi të qytetit kinez Dandong, në kufirin me Korenë e Veriut, ndërsa në mars të këtij viti është kumtuar se janë spiunë të NIS.
 
Në Korenë e Veriut dënimet e shqiptuara janë përfundimtare dhe në to nuk mund të bëhet ankesë, transmeton agjencia jugokoreane./mia