Futboll

Bregalnica me fitoren e parë si mysafire, Struga Trim Lum vendos rekord në shtëpi

26.10.2026 16:09

Ditën e dielë është mbyllur java e 11-të e elitës së futbllit vendor...

Ditën e dielë është mbyllur java e 11-të e elitës së futbllit vendor, e cila na sjelli rezultate befasuese dhe rekorde. Pas fitores 4:0 ndaj Skopjes, Struga TL, regjistroi fillimin më të mirë në histori sa u përket ndeshjeve në fushën e vet.
 
Në gjashtë ndeshjet e zhvilluara si vendase këtë sezon, struganët kanë po aq fitore, me një golaverazh mbresëlënës prej 19:0. Kjo do të thotë se “liqenasit”, janë të vetmit  që nuk kanë pësuar asnjë gol në gjashtë ndeshjet e zhvilluara para tifozëve të tyre.
 
Bregalnica e Shtipit e regjistroi fitoren e parë si mysafire këtë sezon, pasi në një ndeshje me shtatë gola mposhti Arsimin në Gostivar me rezultatin 4:3. Ndërsa në në pjesën jug-qendrore të vendit Tikveshi triumfoi bindshëm ndaj Bashkimit me rezultatin 3:1.
 
Protagonisti kryesor ishte sërish sulmuesi nga Guinea, Nfanfli Sila. Ai u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë dhe menjëherë bëri diferencën, duke shënuar dy gola  duke dhënë një asistim. Sila tani ka 10 gola të shënuar këtë sezon në LPFM,  dhe kryeson listën e golashënuesve më të mirë.
 
Kryendeshja e kësaj jave Shkëndija e Tetovës dhe Varadrit u mbyll pa gola. Në krye të renditjes vijon të qëndrojnë tetovarët me 24 pikë, të ndjekur nga struganët që kanë 1 pikë më pak dhe Vardari që ka 3 pikë pak.
 
Arsimi me 10 dhe Bashkimi me 7 pikë, pas humbjeve në këtë javë, futen në pjesën e poshte të renditjes, ndërsa Skopje mbetet në fund të klasifikimit me 3 pikë.