Futboll

Paraqitjet e legjionarëve: Elmas shënon sërish, shënojnë Asani e Bajrami

26.10.2026 16:27

Futbollisti I përfaqësueses së Maqedonisë, Elif Elmas ishte sërish pjesë e formacionit titullar të Atalantës...

Futbollisti I përfaqësueses së Maqedonisë, Elif Elmas ishte sërish pjesë e formacionit titullar të Atalantës dhe e shpërbleu besimin e trajnerit me një gol në minutën e 50-të. Futbollisti  shkupjan realizoi për epërsinë 4:3 të skuadrës së tij, në një ndeshje të mbushur me gola dhe emocione. Megjithatë, deri në fund, Atalanta nuk arriti ta ruante avantazhin, pasi Frosinone barazoi rezultatin në 4:4.
 
Legjionarët shqiptarë kanë spikatur sërish me skuadrat e tyre në kampionatet ndërkombëtare, duke kontribuar me gola dhe asiste në ndeshjet e kësaj jave. Në Iran, Jasir Asani vazhdoi të konfirmojë formën e mirë me fanellën e Esteghlal FC. Sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 29-të në barazimin 1-1 në transfertën ndaj Chadormalu. Ky ishte goli i katërt i Asanit në kampionat këtë sezon, duke vijuar kontributin e tij në repartin ofensiv të skuadrës.
 
Një tjetër gol i rëndësishëm erdhi nga Nedim Bajrami. Mesfushori i Kombëtares shqiptare realizoi golin e tij të parë me fanellën e Al Taaëoun në elitën e futbollit saudit, në përballjen ndaj Al Riyadh. Bajrami u aktivizua në minutën e 72-të dhe vetëm gjashtë minuta më vonë dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fortë nga jashtë zonës. Megjithatë, skuadra e tij u mposht me rezultatin 2-1.