Forlmula 1

Formula 1: Antonelli fiton në Austin

26.10.2026 16:45

Antonelli kishte mundësinë ta siguronte titullin e kampionit të botës në Austin...

Antonelli kishte mundësinë ta siguronte titullin e kampionit të botës në Austin, por rezultatet e pilotëve të tjerë nuk shkuan në favor të tij. Kështu, festa për titullin mbetet për garën e radhës në Meksikë, ku atij do t’i mjaftojë edhe vendi i nëntë për ta siguruar kurorën botërore.
 
Për ta fituar titullin në Austin, përveç fitores, Аntonellit i duhej që shoku i tij i skuadrës, Russell, të përfundonte në vendin e nëntë ose më poshtë, ndërsa britaniku Leëis Hamilton të renditej në vendin e pestë ose më poshtë. Në fund, Russell përfundoi i teti, ndërsa Hamilton i katërti.
 
Pritet që Antonelli ta sigurojë titullin e kampionit të botës fundjavën e ardhshme në Meksikë. Nëse Antonelia ia del javën e ardshme të shpallet kampion, në moshën 20-vjeçare e pak më shumë se dy muaj do të bëhet kampioni më i ri i botës në historinë e Formula 1.
 
Rekordin do ta mbajë të paktën edhe një javë gjermani Sebastian Vettel, i cili në vitin 2010 e fitoi titullin në moshën 23-vjeçare e 134-ditore. Në renditjen e përgjithshme, Antonelli kryeson me 365 pikë. Në renditjen e konstruktorëve prin Mercedes me 607 pikë.