Basketboll
NBA: Donçiç thyen rekordin e Abdul-Jabbarit
26.10.2026 17:03
Luka Donçiç zhvilloi një ndeshje të paharrueshme, duke shënuar 52 pikë dhe duke udhëhequr Los Angeles Lakers...

Luka Donçiç zhvilloi një ndeshje të paharrueshme, duke shënuar 52 pikë dhe duke udhëhequr Los Angeles Lakers drejt fitores 132-123 në transfertë ndaj Utah Jazz.
Ylli slloven shkëlqeu në Salt Lake City, ku u bë basketbollisti i parë këtë sezon në NBA që kaloi kufirin e 50 pikëve në një ndeshje.
Donçiç arriti shifrën prej 3.000 pikësh në sezonin e rregullt me fanellën e Lakers pas vetëm 95 ndeshjesh të luajtura. Kështu, ai theu rekordin e klubit, të mbajtur nga legjenda Kareem Abdul-Jabbar, të cilit i ishin dashur 109 ndeshje për të arritur të njëjtën shifër.
Lakers siguruan fitoren e tretë në po aq ndeshje, pasi arritën të përmbysnin një disavantazh prej 18 pikësh.
Në ndeshjet e tjera - Indiana Pacers mposhti Brooklyn Nets me rezultatin 136-109, por fitorja u la në hije nga lëndimi i rëndë që pësoi qendra kryesore e skuadrës, Ivica Zubac.
Oklahoma City Thunder mposhti L.A Clippers me rezultatin 108-101, ndërsa Shai Gilgeous-Alexander ishte sërish lojtari kryesor i skuadrës së tij, me 34 pikë të shënuara.
Orlando Magic triumfoi në transfertë ndaj kampionit aktual të NBA-së, Neë York Knicks, me rezultatin 111-102. Minnesota vazhdoi fillimin perfekt të sezonit, duke mposhtur Toronto Raptors me rezultatin 117-94. Detroit Pistons mbeti i pamposhtur, pasi fitoi në transfertë ndaj Philadelphia 76ers me rezultatin 106-93.
