Futboll
Superliga e Zvicrës: Bislimi dhe Ajeti vendimtarë në fitoren e Luganos
26.10.2026 17:21
Uran Bislimi dhe Albian Ajeti ishin protagonistë në fitoren e rëndësishme të Luganos...

Uran Bislimi dhe Albian Ajeti ishin protagonistë në fitoren e rëndësishme të Luganos, që mposhti me rezultatin 3:2 kampionin në fuqi të Zvicrës, Thun.
Bislimi shënoi në minutën e 49-të, duke e rikthyer Luganon në epërsi, ndërsa Ajeti, i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 73-të, iu deshën vetëm tri minuta për të realizuar golin e tretë të skuadrës së tij, në minutën e 76-të.
Pas 11 javësh të zhvilluara, Lugano kryeson renditjen me 31 pikë, të grumbulluara nga 10 fitore dhe një barazim.
