Basketboll

Basketboll – Superliga: Rabotniçki me katër fitore në katër ndeshje

26.10.2026 17:39

Rabotniçki po vazhdon paraqitjet e shkëlqyera në fillim të sezonit të ri të Superligës M-TEL...

Rabotniçki po vazhdon paraqitjet e shkëlqyera në fillim të sezonit të ri të Superligës M-TEL. Në derbin e xhiros së katërt, të zhvilluar në sallën „Lazar Leçiç“, skuadra nga Shkupi mposhti MKK Kumanovën me rezultatin 70:63, duke ruajtur bilancin e përsosur katër nga katër.
 
Me këtë fitore, klubi më i trofeshëm në vend u përforcua në vendin e parë të tabelës së Superligës. Kozhuvi e mposhti Tikvesh Golden Eagle me rezultatin 90:81, pas një paraqitjeje të shkëlqyer në çerekun e tretë, kur mori epërsinë dhe e ruajti atë deri në fund të ndeshjes.
 
Kjo ishte fitorja e tretë e skuadrës nga Gjevgjelia në sezonin e ri. Në një ndeshje jashtëzakonisht interesante,Pelisteri triumfoi para tifozëve të vet ndaj KK Skopje 2023 me rezultatin 101:94.
 
Basketbollistët e TFT-së fituan ndaj Bregallnicës, me rezultatin 84:70, duke regjistruar fitoren e dytë këtë sezon. Xhiroja e katërt do të kompletohet më 29 tetor, me përballjen mes Strumica 2001 dhe kampionit aktual MZT Skopje Aerodrom.