Botë

Në aksionin e përbashkët të policisë së BeH-së dhe të Francës janë arrestuar 15 persona

23.06.2015 15:04

Në aksionin e koordinuar të policisë së Bosnjë e Hercegovinës dhe të Francës janë arrestuar 15 persona për shkak të tregtisë ilegale...

Në aksionin e koordinuar të policisë së Bosnjë e Hercegovinës dhe të Francës janë arrestuar 15 persona për shkak të tregtisë ilegale me persona dhe keqpërdorim të grave të reja dhe fëmijëve.
 
Në BeH janë arrestuar shtatë persona, ndërsa në Francë tetë, transmeton Fena.
 
Operacioni është zbatuar në rajonin e qyteteve të Bosnjës Zenicë, Bllasenicë, Prijedor dhe Jajce.
 
Të arrestuarit janë të dyshimtë për tregti ilegale me njerëz dhe për eksploatimin e tyre.
 
Autoritete e BeH-së vlerësojnë se nga viti 2012 të dyshuarit kanë mbajtur nën kontroll shumë gra të cilët kanë kryer vjedhje në Francë.
 
Ata kanë pasur nën kontroll edhe fëmijë dhe në mënyrë të paligjshme kanë përfituar mbi dy milionë euro.
 
Të arrestuarit janë të dyshimtë për larjen e parave, falsifikim të dokumenteve, tregti ilegale me njerëz dhe keqpërdorim të narkotikëve./mia