NBA, Klivlendi përmbysi disavantazhin dhe mposhtën Minnesotën

27.10.2026 12:49

Cleveland Cavaliers përmbysën mbrëmjen mes të hënës dhe të martës...

Cleveland Cavaliers përmbysën mbrëmjen mes të hënës dhe të martës, në fushën e tyre një disavantazh prej 15 pikësh dhe pas vazhdimeve e mposhtën Minnesota Timberwolves, që deri atëherë nuk kishte pësuar humbje, me rezultatin 127-125.
 
Donovan Mitchell realizoi gjuajtjen e barazimit për Clevelandin 48 sekonda para përfundimit të vazhdimeve, ndërsa ylli i Timberwolves, Anthony Edwards, humbi një gjuajtje për tri pikë 3,9 sekonda para fundit, e cila mund ta kishte barazuar rezultatin. Edwards shënoi një treshe në momentet e fundit të ndeshjes dhe e përfundoi atë me 47 pikë, duke regjistruar paraqitjen e tij më të mirë të sezonit. Kjo ishte ndeshja e shtatë në sezonin e rregullt në të cilën ai shënon të paktën 47 pikë. Timberwolves i kishin fituar tri ndeshjet e para të sezonit me një diferencë prej më shumë se 20 pikësh.
 
Në ndeshjen e tjera- Boston Celtics arritën një fitore të thellë në shtëpi, duke mposhtur Chicago Bulls me rezultatin 134-99. Milwaukee Bucks regjistruan fitoren e tyre të parë këtë sezon, pasi mposhtën Indiana Pacers me rezultatin 110-102. Pa humbje që nga fillimi i sezonit mbeten Houston Rockets, Oklahoma City Thunder dhe Memphis Grizzlies, të cilat kanë regjistruar nga katër fitore radhazi. Grizzlies triumfuan në transfertë ndaj Utah Jazz me rezultatin 110-105, Rockets mposhtën në shtëpi Atlanta Hawks me rezultatin 120-110, ndërsa Thunder ishte më i mirë se Phoenix Suns, duke fituar me rezultatin 125-114. (Gazetar: Safet Ademi)