Alkaloid dhe Ohri mësuan kundërshtarët për raundin e tretë të Kupës Evropiane
27.10.2026 12:51
Përfaqësuesit vendit në Kupën Evropiane të EHF-së mësuan kundërshtarët me të cilët do të përballen në raundin e tretë të këtij kompeticioni....

Përfaqësuesit vendit në Kupën Evropiane të EHF-së mësuan kundërshtarët me të cilët do të përballen në raundin e tretë të këtij kompeticioni. Alkaloid dhe GRK Ohri, skuadra të cilat e fituan këtë garë në dy sezonet e mëparshme, në raundin e tretë do të luajnë kundër Gorenje Velenjes përkatësisht Dragunas Klaipedës.
Skuadra nga Shkupi ka marrë një kundërshtar më të fortë, por megjithatë do të jetë favorit ndaj Gorenjes, e cila aktualisht renditet në vendin e shtatë në kampionatin slloven. Ndërkaq, Ohri do të përballet me skuadrën lituaneze Dragunas, e cila ka luajtur më parë kundër Alkaloidit dhe është eliminuar lehtësisht. Ndeshjet e raundit të tretë do të zhvillohen në dy data të ndryshme. Takimet e para janë planifikuar për 21 dhe 22 nëntor, ndërsa ndeshjet e kthimit do të luhen më 28 dhe 29 nëntor.
