Maqedoni
Zgjedhjet e parakohshme në Bërvenicë
27.10.2026 17:07
Dy kandidatët për kryetar komune të Bërvenicës kanë vazhduar fushatën...

Dy kandidatët për kryetar komune të Bërvenicës kanë vazhduar fushatën në rrethin e dytë zgjedhor. Kandidati i AKI-së ka ftuar në unitet për një Bërvenicë më të mirë, ndërsa kandidati i VMRO-DPMNE-së ka premtuar kopshte për fëmijë në disa vendbanime.
“Po bëjmë sondazhe që të ndërtohet edhe një kopsht për fëmijë në vendbanimet Radiovcë, Tenovë, Stençë dhe Vollkovijë. Po e mendojmë se ku do të jetë ky kopsht i fëmijëve. Ky është një ndër problemet më të mëdha të banorëve në të gjitha vendbanimet këtu, pasi që nuk mund fëmijët e tyre t’i lënë nën përkujdesje që më tej të mund të vazhdojnë me obligimet e tyre të punës.”, - deklaroi kandidati i VMRO-DPMNE-së, Stojanço Radiçevski.
“Ne e kemi të patjetërsueshme ta ruajmë tolerancën ndaj njëri-tjetrit. Duhet në çdo aspekt t’i ikim përçarjes dhe inateve politike. Konteksti Bërvenicë është shumë më i madh se sa çdo politikë tjetër. Prandaj, nga këtu dua të bëj thirrje që mos të përçahet askush, të punojmë të gjithë bashkë për një Bërvenicë më të zhvilluar, për një Bërvenicë, e cila do të ofrojë kushte më të mira, që të rinjtë tanë të ngelin këtu.”, - theksoi kandidati i AKI-së, Arkin Jahiji.
