Futboll
Cana s'transferohet te Marseja
23.06.2015 15:50
Lorik Cana nuk do të transferohet te Marseja, të paktën për momentin. Gjithçka lindi nga një postim në Tëitter...

Lorik Cana nuk do të transferohet te Marseja, të paktën për momentin. Gjithçka lindi nga një postim në Tëitter teksa Marseja shkroi “Twelcome capitaine” dhe të gjithë aluduan për mirëseardhjen e tij në OM.
Por, në fakt, ky ishte thjesht një urim mirëseardhje i klubit për ish-kapitenin e tyre, pasi kapiteni i Shqipërisë ka hapur llogari në Twitter.
Në të njëjtën mënyrë ka vepruar edhe klubi i Lazios që ka uruar Canën për hapjen e llogarisë. Për momentin e tillë është situata, por nuk përjashtohet as një rikthim i kapitenit të Shqipërisë në Francë.
