Izraeli voton, jehonë e lartë e votuesve

27.10.2026 17:31

Izraeli po zhvillon zgjedhjet parlamentare në një klimë tensionesh të forta politike dhe ushtarake...

Izraeli po zhvillon zgjedhjet parlamentare në një klimë tensionesh të forta politike dhe ushtarake, ndërsa raportimet e mediave vendase kanë nxjerrë në pah përplasje të mundshme mes kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, gjenerallejtënant Eyal Zamir, lidhur me planet për një sulm ndaj Iranit.
 
Zgjedhjet po mbahen në kushtet e ndasive të thella politike, ndërsa sipas sondazheve të opinionit publik, rezultati mbetet i pasigurt.
 
“Unë jam bibist, e përkrah Natanjahun prej kur kam nisur të votoj 30 vite tashmë, nuk kam votuar askënd tjetër, përveç për Bibi Netanjahun. Mendoj se ai personalisht më përfaqëson më së miri në të gjithë botën.”, - tha një qytetar.
 
“Netanjahu e di më së miri se si të manipulojë dhe se si të qëndrojë në Qeveri, politikanët rivalë të sigurojnë shumicë, ai do të përpiqet të mbahen zgjedhje, zgjedhje të reja, ashtu siç kishim zgjedhje në vitin 2019.”, - tha një qytetar tjetër.
 
Këto janë zgjedhjet e para në vend pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023. Votohet edhe në vendin në kufi me Gazën.
 
“Lutem dhe shpresoj se këto do të jenë festë e demokratëve dhe nuk do të tolerojmë që kjo festë mos të ndodhë.”, - deklaroi presidenti i Izraelit, Isaac Herzog.
 
Proporcionet zgjedhore sistemore izraelite paraqesin reformim të koalicioneve qeverisëse, por aleancat partiake gjithmonë mund të çojnë deri te rezultatet e papritura.  
 
“Duhet masivisht të dalim në votime, nuk guxojmë ta lëshojmë këtë front zgjedhjesh në duart e së majtës apo të partive arabe, të cilët duhet t’i japin fund shtetit hebraik.”, - theksoi Benjamin Netanjahu.
 
“Të qëndrojmë të fortë përballë misionit tonë. Ta mposhtin qeverisjen më të keqe deri më tani.”, - u shpreh kandidati, ish-shefi ushtarak, Gadi Eisenkot. 
 
Në zgjedhje marrin pjesë edhe 2 blloqe të partive arabe. Rreth 1/5 e vendbanimeve izraelite janë arabë, ku shumica prej tyre identifikohen si qytetarë palestinezë në Izrael.
 
Teorikisht ata mund të luajnë rol kyç për formimin e Qeverisë, edhe pse të gjitha partitë hebreje kanë përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me ta. 
 
FITORE NAGAVCI