Maqedoni
Parashokomi i motit
28.10.2026 08:38
Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell...

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, e cila në disa vende përgjatë rajonit më të gjerë të Vardarit, herë pas here do të jetë e fortë, me shpejtësi mbi 60 km/h.
Temperatura minimale do të lëvizë nga 0 deri në 10 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 11 deri në 18 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior, ndërsa në disa pjesë të luginës herë pas here do të përforcohet.
