Maqedoni

Prokuroria për Ndjekje të Krimit, sot pritet zgjedhja e shefit të ri

28.10.2026 09:25

Gjithsej 187 prokurorë publikë sot, përmes votimit të fshehtë, zgjedhin drejtuesin e ri të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit....

Prokurorët sot pritet ta zgjedhin shefin e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut.

Në garë për këtë funksion janë pesë kandidatë: Faton Azizi, Trajçe Pelivanov, Lidija Raiçeviq, Iskra Haxhi Vasileva dhe Jovan Cvetanovski. 
 
Votimi për pasardhësin e Islam Abazit në krye të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion do të bëhet nga 187 prokurorë publikë nga ora 08:00 deri në orën 16:00.