Sot prezantohet aplikacioni mobil “m. Uslugi”
Ministria e Transformimit Digjital sot do të prezantojë aplikacionin “m. Uslugi”, i cili do të mundësojë qasje falas në letërnjoftimin digjital, patentën e shoferit dhe shërbimet publike elektronike. Është paralajmëruar se aplikacioni gradualisht do të përditësohet me dokumente dhe funksionalitete të reja.

Ministria e Transformimit Digjital sot do të promovojë aplikacionin mobil “m. Uslugi”, i cili do të mundësojë qasje më të lehtë në shërbimet publike elektronike dhe dokumentet digjitale përmes telefonit celular.
Aplikacioni do të jetë falas dhe do të mundësojë qasje në versionin elektronik të letërnjoftimit dhe patentës së shoferit, si dhe në tri shërbimet e para digjitale për qytetarët. Ai do të mund të shkarkohet përmes Google Play dhe App Store.
Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, paralajmëroi se funksionalitetet e aplikacionit do të zgjerohen gradualisht përmes integrimit të të dhënave nga sistemi “M. Shëndetësi” dhe Kartës Evropiane të Rinisë, me qëllim që aplikacioni të shndërrohet në një portofol digjital për dokumente dhe shërbime publike.
Pranimi i dokumenteve elektronike nga institucionet do të realizohet në mënyrë graduale.
