Futboll

Bunjaki nënshkruan me Eintrachtin

23.06.2015 16:11

Futbollisti i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Enis Bunjaki ka nënshkruar kontratë profesionale me skuadrën nga elita e futbollit gjerman, Eintracht Frankfurt...

Lajmi është bërë i ditur nga vetë faqja zyrtare e klubit. Talenti kosovar ka nënshkruar kontratë profesionale 2-vjeçare me skuadrën e Eintracht Frankfurtit.
 
Me 15 gola ai ka qenë golashënuesi më i mirë i ekipit U-19, ndërsa kontrata profesionale është shpërblim për punën e tij të palodhshme”, ka shtuar Armin Kraaz, drejtori i qendrës së performancave në klubin e famshëm gjerman.  
 
Bunjaki llogaritet si një nga talentet më të mëdhenj kosovar, kurse ai ka qenë pjesë e grupmoshave të Gjermanisë.