Rajon
Është vrarë një person në Beograd, sulmoi rojën e ambasadës izraelite
28.10.2026 11:16
Një person i moshës së mitur është vrarë pasi sulmoi një pjesëtar të Xhandarmërisë serbe deri sa po ruante Ambasadën e Izraelit në Beograd....

Një person i moshës së mitur është vrarë pasi sulmoi një pjesëtar të Xhandarmërisë serbe deri sa po ruante Ambasadën e Izraelit në Beograd. Ngjarja ndodhi rreth 15 minuta pas mesnatës, kur sulmuesi hodhi njërën nga thikat drejt xhandarit dhe e goditi në faqe. Pas kësaj, xhandari qëlloi drejt tij me armë. Ministri në largim i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka bërë të ditur se personi në fjalë ishte përkrahës i grupit terrorist Shteti Islamik.
“Identiteti ende nuk është konfirmuar, por e dimë se është nga Shabac dhe se është person i mitur. Sulmuesi iu vërsul xhandarit me dy thika, duke thirrur “Allahu Akbar”, pas së cilës pjesëtari i Xhandarmërisë serbe përdori armën e zjarrit dhe e vrau. I dyshuari më herët kishte qenë nën vëzhgimin e shërbimeve të sigurisë dhe sipas informacioneve të deritanishme, ai ishte përkrahës i grupit terrorist Shteti Islamik.”, - deklaroi ministri në largim i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq.
Edhe Zyra e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd njoftoi, në bazë të hetimit fillestar, se një person i veshur me rroba të zeza hapi derën e kabinës ku qëndron personeli i sigurisë, ku gjendej pjesëtari i Xhandarmërisë, dhe u nis drejt tij për të kryer aktin terrorist.
BELINDA KOKA ADEMI
