Maqedoni
Sipërmarrësit audovizuel të Evropës, punëtori njëjavore në Shkup
23.06.2015 16:32
Prej nesër deri më 1 korrik, në Shkup do të organizohet punëtori nga sipërmarrësit audio-vizuel të Evropës...

Prej nesër deri më 1 korrik, në Shkup do të organizohet punëtori nga sipërmarrësit audio-vizuel të Evropës, ku do të jenë të pranishëm mbi 20 ekspertë të filmit nga institucionet relevante, si Eurimazh, nga disa qendra të filmave evropiane dhe 48 producentë nga 30 vende të ndryshme nga e gjithë Evropa.
Drejtori i Agjencisë për Film, Darko Bashevski, apeloi deri tek producentët vendas që të marrin pjesë në këtë punëtori.
“Ju bëjë thirrje të gjithë producentëve të cilët nuk janë paraqitur për të marrë pjesë, të aplikojnë për pjesëmarrje, sepse numri është i kufizuar. Ata do të kenë mundësi të degjojnë ligjerata nga ekspertë të ndryshëm gjatë 7 ditëve në punëtorinë sipërmarrëse audio-vizuele të Evropës”- deklaroi drejtori i Agjencisë së Filmit, Darko Bashevski.
Menaxherja e punëtorisë, Satu Elo, theksoi se ngjarja ofron zhvillim profesional dhe karrierë.
“Disa nga projektet të cilat janë zhvilluar në sipërmarrësitë audio-vizuele të Evropës, kanë pasur mundësi të hyjnë në programet konkuruese të festivalit në Berlin dhe Kan. Gjithashtu ju bëj thirrje që të marrin pjesë në këtë punëtori shtatëditore”- tha menaxherja e punëtorisë, Satu Elo.
Ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançevska, theksoi se kjo punëtori ka arritur në vendin tonë pas 5 vite bisedime me sipërmarësit audiovizuel të Evropës.
REJHA BUSHI-METAJ
