Rritet ritmi i vaksinimit, Klekovski: Vaksinimi garanton mbrojtje nga gripi
28.10.2026 17:23
Vaksina ka mjaftueshëm, ndërsa vaksinimi madje edhe në javën e parë të janarit garanton mbrojtje kundër gripit sezonal...

Vaksina ka mjaftueshëm, ndërsa vaksinimi madje edhe në javën e parë të janarit garanton mbrojtje kundër gripit sezonal, theksoi ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.
“Në parim ritmi i vaksinimit është diku 1.000 të vaksinuar në ditë. Më së shumti të paraqitur ka nga Shkupi rreth 20.000. Këto ditë presim edhe caktimin e termineve të reja dhe me këtë do të arrijmë në ritëm të vaksinimit nga rreth 1.700 deri 2.000 pacientë në ditë.”, - deklaroi ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.
Nga terminet që tashmë kanë kaluar, janë realizuar 86,7 për qind, ndërsa 503 qytetarë, përkatësisht 13,3 për qind, nuk janë paraqitur për vaksinimin e caktuar. Pjesa më e madhe e personave të regjistruar janë mbi moshën 65 vjeç, ndërsa pas tyre vijnë personat me sëmundje kronike.
“Është lidhur kontratë për 26.000 vaksina shtesë. Kështu, deri më tani janë siguruar gjithsej 56.000 vaksina, ndërsa janë paralajmëruar edhe 30.000 vaksina të tjera deri në fund të nëntorit. Me këtë, do të sigurohen gjithsej 86.000 vaksina.”, - theksoi ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.
Ministri Klekovski siguron se vaksina do të ketë për të gjithë që duan të vaksinohen, duke marrë parasysh se do të ketë rreth 20.000 vaksina më shumë në dispozicion.
SARA KAJOLLI
