Botë

Pakistan, rreth 600 të vdekur nga vapa

23.06.2015 16:35

Ka arritur mbi 500 numri i të vdekurve nga vapa në jug të Pakistanit...

Shumica e viktimave janë regjistruar në qytetin e Karaçit, ku temperaturat, gjatë ditëve të fundit, kanë arritur në 45 gradë celsius.
Viktima ka edhe në pjesët e tjera të provincës Sind.
 
Kryeministri i Pakistanit, Navaz Sharif, ka bërë thirrje për “masa të jashtëzakonshme”.
 
Ushtria është duke ndihmuar Autoritetin Kombëtar për Menaxhimin e Katastrofave në ngritjen e tendave freskuese.
 
Moti i nxehtë nuk është i papritur gjatë muajve të verës në Pakistan, por zgjatja e mungesës së energjisë e ka përkeqësuar situatën.
 
Kryeministri kishte njoftuar se nuk do të kishte ndërprerje të furnizimit me energji, por ato janë shtuar që nga fillimi i muajit të Ramazanit.
 
Shumica e viktimave janë të moshuar nga familje me të ardhura të ulëta.
 
LEUNORA KALIQI