Promovohet aplikacioni m-shërbimet, dokumentet në telefon
28.10.2026 17:23
Maqedonia e Veriut i bashkëngjitet epokës digjitale...

Maqedonia e Veriut i bashkëngjitet epokës digjitale dhe shtetit modern. Versioni digjital i letërnjoftimit dhe patent shoferit janë një pjesë e shërbimeve të aplikacionit m-shërbime, me të cilën qytetarët mund të fitojnë shërbime elektronike institucionale. Me këtë punë të sofistikuar, shteti vihet në favor të qytetarëve, tha ministri për Transformim Digjital, Stefan Andonovski.
“Qytetari nuk duhet ta dijë secilën procedurë administrative të shtetit që ta marrë shërbimin. Nuk duhet ta dijë ku duhet të jetë ndonjë e dhënë. Nuk duhet të dërgojnë të dhënë nga një institucion në tjetrin kur institucionet mund t’i shkëmbejnë të dhënat mes tyre. Nuk duhet t’u përshtatet orarit të punës së administratës për diçka që mund të kryhet në mënyrë digjitale.”, - deklaroi ministri për transformim digjital, Stefan Andonovski.
Thelbi i digjitalizimit nuk është vetëm futja e teknologjive të reja, por edhe thjeshtimi i procedurave, ndërlidhja e institucioneve dhe zvogëlimi i barrës administrative për qytetarët dhe kompanitë, thotë kryeministri Mickoski.
“Sot me aplikacionin mobil m-shërbime bëjmë hap konkret pikërisht në këtë drejtim. Pak më parë pamë dokument personal në telefon mobil dhe qasje në shërbime publike përmes një aplikacioni. Kjo ndoshta duket e thjeshtë, por pas saj qëndron ndryshim i madh i merituar. Institucionet të shkëmbejnë të dhëna, procedurat të thjeshtësohen, ndërkaq qytetari të pushojë së qeni lidhja e punëve administrative. Kjo për mua është thelbi i transformimit digjital. Kjo është me rëndësi, sepse transformimi digjital ka vlerë vetëm kur planet, strategjitë dhe infrastrukturat shndërrohen në diçka që qytetarët munden praktikisht ta shfrytëzojnë.”, - theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Me këtë projekt, jeta e qytetarëve evropianë është më efikase dhe më e shpejtë, ndërkaq shteti po plotëson reformat e Agjendës së Reformave, që i përkasin fushës së digjitalizimit, tha euroambasadori Mihalis Rokas.
“Mund ta ndalë burokracinë, i bën shërbime më të lehta dhe më të qasshme. Përfitimi tjetër i madh është se pranohet përtej kufirit, që është me rëndësi, sepse qëllimi është që të funksionojë në të gjitha vendet anëtare. Shfrytëzimi i kësaj është me rëndësi të veçantë për njerëzit që studiojnë, udhëtojnë, ato që kanë punë aktive në vende të ndryshme të BE-së. Portofoli fokusohet në privatësi dhe siguri. Pritet që shfrytëzuesit të kenë kontroll më të madh në të dhënat e tyre personale dhe të mund të vendosin se cilat të dhëna t’i shpërndajë.”, - theksoi euroambasadori, Mihalis Rokas.
Ky aplikacionet shkarkohet përmes platformës si Google Play dhe APP Store.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
