Maqedoni

Zgjedhjet e parakohshme në Bërvenicë

28.10.2026 17:06

Dy kandidatët për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji nga AKI dhe Stojanço Radiçevski...

Dy kandidatët për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji nga AKI dhe Stojanço Radiçevski nga VMRO-DPMNE, vazhdojnë fushatën për raundin e dytë të zgjedhjeve të parakohshme.
 
Jahiji premtoi se do të angazhohet për një komunë që u shërben të gjithë qytetarëve, ndërsa Radiçevski ka kërkuar mbështetje më të madhe nga qytetarët për t’i përfunduar projektet e nisura dhe realizimin e projekteve të reja.
 
“Të dashur bashkëvendas, beteja vendimtare për Komunën e Bërvenicës na pret më 1 nëntor. Nuk do të jetë e lehtë, por asgjë nuk është e pamundur kur kemi vullnet, besim dhe qëllim të përbashkët. Mundësinë e kemi, numrat i kemi, nijetin e kemi të pastër dhe së bashku këtë qëllim mund ta kthejmë në një fitore të përbashkët. Më 1 nëntor të dalim të gjithë, të votojmë numrin 6 për të ardhmen tonë dhe për një komunë që u shërben të gjithë qytetarëve.”, - deklaroi kandidati i AKI-së, Arkin Jahiji. 
 
“Të nderuar bashkëqytetarë, këto zgjedhje nuk janë vetëm zgjedhje midis kandidatëve, këto zgjedhje janë zgjedhje se në çfarë Bërvenice duam të jetojmë, Bërvenicë e cila shkon para, Bërvenicë me rrugë më të mira, shkolla më të mira, infrastrukturë më të mirë, më shumë mundësi për të rinjtë, kushte më të mira për çdo familje. Andaj, ju ftoj të jemi të unifikuar, t’i përfundojmë projektet e nisura dhe të nisim të reja.”, - theksoi kandidati i VMRO-DPMNE-së,  Stojanço Radiçevski.