Basketboll

FIBA EuroCup: MZT Skopje pësoi edhe humbjen e katërt

28.10.2026 15:57

MZT Skopje do të duhet të presë të paktën edhe një xhiro për fitoren...

MZT Skopje do të duhet të presë të paktën edhe një xhiro për fitoren e parë në FIBA EuroCup. Edhe pse kampioni aktual i vendit e nisi mirë ndeshjen kundër AEK Larnakës, duke kaluar në epërsi 7:0, mysafirët arritën shpejt të stabilizohen dhe të rikthehen në lojë, ndërsa pas 10 minutave të para kishin epërsi prej 20:23.
 
AEK-u, shkoi në pushimin me epërsi 42:49, ndërsa në fillim të çerekut të tretë e shkatërroi plotësisht rezistencën e MZT-së. Kjo periudhë ishte makth për skuadrën nga Aerodromi, ndërsa në çerekun e fundit, mysafirët e ruajtën avantazhin dhe arritën një fitore të sigurt me rezultatin 69:85.
 
Për kampionin aktual të Maqedonisë, kjo ishte humbja e katërt në po aq ndeshje të zhvilluara në FIBA EuroCup. Me këtë rezultat, skuadra nga kryqendra pothuajse i ka humbur të gjitha gjasat për të shpresuar në një kualifikim të mundshëm në fazën tjetër. Ndeshjen e radhës, MZT do ta luajë si mysafir në Poloni kundër ekipit Dziki Ëarszaëa, më 4 nëntor.