Futboll
Skuadra e kategorisë së katërt eliminon Arsenalin
28.10.2026 16:31
Futbollistët e Fleetwood Town, skuadër e kategorisë së katërt angleze...

Futbollistët e Fleetëood Toën, skuadër e kategorisë së katërt angleze, shkaktuan një sensacion në 1/8 e finales së Kupës së Ligës, duke eliminuar kampionin aktual, Arsenalin, pas ekzekutimit të penalltive.
Pas 90 minutave lojë, rezultati ishte 1:1 dhe më pas, ndeshja u vendos nga penalltitë.
Të pesë futbollistët e skuadrës vendase ishin të saktë nga pika e bardhë, ndërsa portieri vendas Lynch priti goditjen e Bruno Guimarães.
Përveç Fleetëood Toën, të martën në çerekfinale u kualifikua edhe Bradford City, që mposhti Peterborough me rezultatin 2:0.
