Basketboll
Final Four i Euroligës në Abu Dhabi në vitet 2027 dhe 2029
28.10.2026 16:48
Turneu përfundimtar “Final Four” i Euroligës së basketbollit do të zhvillohet në Abu Dhabi...

Turneu përfundimtar “Final Four” i Euroligës së basketbollit do të zhvillohet në Abu Dhabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe, në vitet 2027 dhe 2029, njoftoi Euroliga. Abu Dhabi e ka organizuar një herë turneun përfundimtar të Euroligës, në vitin 2025, kur Fenerbahçe mposhti Monacon
. Final Four i vitit 2027, ku do të garojnë katër skuadrat më të mira të Evropës, do të zhvillohet në “Etihad Arena”, nga 28 deri më 30 maj.
“Kjo marrëveshje paraqet një tjetër hap të rëndësishëm përpara në strategjinë tonë të rritjes ndërkombëtare.”, deklaroi drejtori ekzekutiv i Euroligës, Chus Bueno.
Final Four i fundit u zhvillua në maj të këtij viti në Athinë, ndërsa titullin e fitoi Olympiacos, i cili në finale mposhti Real Madridin me rezultatin 92:85.
