Basketboll
NBA: Knicks mposhtin Detroitin për fitoren e parë të sezonit
28.10.2026 17:05
Kampionët e NBA-së,Neë York Knicks, regjistruan fitoren e parë në sezonin e ri...

Kampionët e NBA-së,Neë York Knicks, regjistruan fitoren e parë në sezonin e ri, pasi mbrëmjen e kaluar mposhtën Detroitin në shtëpi me rezultatin 111:97.
Karl-Anthony Toëns, me 27 pikë dhe 20 kërcime, si dhe Jalen Brunson, me 23 pikë, e penguan skuadrën e Knicks të bëhej vetëm kampioni i dytë në historinë e NBA-së që e nis sezonin me katër humbje radhazi, me bilanc 0-4.
Knicks e vendosën fatin e ndeshjes në çerekun e tretë, të cilin e fituan me rezultatin 37:13, duke krijuar një epërsi prej 25 pikësh, e cila rezultoi e paarritshme për kundërshtarin. Në radhët e Detroit Pistons, që tani kanë bilanc prej tri fitoresh dhe një humbjeje (3-1), më efikasi ishte Paul Reed me 22 pikë.
Në ndeshjet e tjera- Basketbollistët e Bostonit fituan në shtëpi ndaj Brooklynit pas vazhdimeve, me rezultatin 125:124.Portlandi shënoi fitore si mysafir ndaj Los Angeles Lakers, me rezultatin 136:129. San Antonio fitoi bindshëm në shtëpi ndaj Sacramento Kings, me rezultatin 130:103.
