Botë
NATO nis testimin e forcës së reagimit të shpejtë
23.06.2015 16:38
NATO ka nisur testimin e forcës së re të reagimit të shpejtë, e krijuar nga Aleanca si përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj veprimeve ruse në Ukrainë...

Që kur u përmend ky projekt, një vit më parë, Moska deklaroi se shtimi i forcave të NATO-s në zonat që në të kaluarën ishin nën influencën e ish-Bashkimit Sovjetik do të shkelte një marrëveshje të arritur pas përfundimit të Luftës së Ftohtë.
Por, shefi i Aleances Veri-Atlantike, Jens Stoltenberg, u kundërpërgjigj asokohe se planet për dislokimin e një force të reagimit të shpejtë në Evropën lindore nuk shkelin paktin me Rusinë mbi nivelin e forcave ushtarake në rajon.
LEUNORA KALIQI
