Forlmula 1

Antonelli: Do të mbaj numrin 12-të edhe si kampion bote!

28.10.2026 17:22

Një hap larg titullit, piloti italian ka bërë me dije se dëshiron t’i qëndrojë besnik...

Një hap larg titullit, piloti italian ka bërë me dije se dëshiron t’i qëndrojë besnik… Senna-s. Kampion bote, por pa numrin 1 mbi Mercedes-in e tij. Andrea Kimi Antonelli-t i duhet edhe shumë pak për të shkruar historinë, duke u bërë kampion bote në Formula 1.
 
Në një deklaratë të fundit ai ka befasuar me zgjedhjen e tij. “Duhet të përfundoj punën time, por mendoj se pastaj do të vazhdoj me numrin 12″, – është shprehur Antonelli në një intervistë për të përditshmen zvicerane “Blick”, para garës së Meksikës, që pritet ta kurorëzojë kampion.
 
Antonelli është i lidhur me 12-ën, numri i idhullit të tij Ayrton Senna në kohën e Lotus dhe McLaren. Me atë numër braziliani i famshëm ka garuar deri në kategoritë inferiore.
 
Te Mercedes-i janë përballur edhe më parë me një zgjedhje të ngjashme, kur Lewis Hamilton, pavarësisht 6 titujve mes 2014-ës dhe 2021-shit, nuk e braktisi kurrë 44-ën e tij të dashur.
 
Piloti i fundit italian që ka garuar me numrin 1 në Formula 1 do të mbetet Ludovico Scarfiotti, në Monza 1966. Në atë kohë numrat jepeshin pa iu referuar klasifikimit të vitit të mëparshëm. Prej 1974-ës numri 1 identifikon kampion në fuqi të botës.