Futboll
Sot zhvillohen ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë
28.10.2026 12:18
Sot do të zhvillohen shtatë ndeshje të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë...

Në këtë fazë të garave kemi dy derbi të cilët do luhet në Kumanovë dhe kryeqendër. Bashkimi do ti bëjë konak Shkëndijës së Haraçinës.
Do jetë një përballje në të cilën skuadrat që nuk e gjejnë veten në kampionat të luajnë për një rezultat më të mirë në garat e kupës.
Është e qartë se derbi më I madh i kësaj faze është përballja mes Vardarit dhe Tikveshit. Bëhet fjalë për përballjen mes skuadrës së tretë dhe asaj të katërt në tabelën e Ligës së Parë të Maqedonisë. Struga Trim Lum nuk pritet të ketë probleme të mëdha në shtëpi kundër Bellasicës.
Ndërkohë, fituesin në fuqi të trofeut, Sileksin, e pret një transfertë e vështirë ndaj Pelisterit, në një ndeshje që do të zhvillohet nën dritat e reflektorëve.
Ndeshja e tetë, mes Brerës dhe Arsimit, është caktuar për më 25 nëntor, për shkak të përballjes së sotme të skuadrës së të rinjve të Brerës kundër Hoffenheimit, në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve për të rinj.
Çiftet e 1/8 së finales – sot (13:30)
Strugë: Struga T.L – Bellasica
Kumanovë: Bashkimi – Shkëndija (A)
Shkup: Skоpје – Novaci
Shkup: Vardari – Tikveshi
Shkup: Rabotniçki – Sasa
Shkup: Makedonija Gj.P – Bregallnica
Manastir: Pelisteri – Sileksi (ora 16:30)
25 nëntor 2026, ora 13:00
Strumicë: Brera – Arsimi
