Siguria në punë, Durmishi: E drejtë themelore e çdo punëtori
28.10.2026 17:23
Pothuajse rreth 2.000 punëtorë në nivel vjetor regjistrohen se janë lënduar në vendin e tyre të punës...

Pothuajse rreth 2.000 punëtorë në nivel vjetor regjistrohen se janë lënduar në vendin e tyre të punës, ose gjatë rrugës për të shkuar në vendin e punës, ose në të kthyer për në shtëpi. Statistikat e njëjta tregojnë se 20 deri më 30 punëtorë në nivel vjetor nuk kthehen më nga vendet e tyre të punës, këto janë statistika të zeza të cilat tregojnë se puna mund ta vendosë në rrezik edhe shëndetin, por edhe jetën. Pas të gjitha këtyre shifrave qëndron një jetë njeriu, ndërsa pas çdo lëndimi lind pyetja se a thua vallë e njëjta ka pasur mundësi të ndërpritet.
“Siguria dhe shëndeti në punë nuk është vetëm detyrim ligjor, por ato janë e drejtë themelore e çdo punëtori. Qëllimi ynë është i qartë, që secili punëtor të ketë mjedis të sigurt pune dhe të jetë i mbrojtur nga rreziqet, dhe pas përfundimit të ditës së punës të kthehet në shtëpi shëndosh dhe i sigurt.”, - deklaroi ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi.
Nga Organizatat dhe Sindikatat theksojnë se siguria gjatë punës nuk është vetëm obligim ligjor, ose vetëm letër në të cilën duhet të shkruhen disa standarde, por ato janë të drejta themelore e secilit punëtor.
“Ne si shtet duhet patjetër që t’i përcjellim standardet bashkëkohore, por duhet të gjejmë edhe mënyrë se si duhet të përballemi kundrejt rreziqeve të cilat po na paraqiten dhe sistemin tonë të punës ta inkorporojmë në ndryshimet të cilat po ndodhin në botën e punës.”, - deklaroi kryetarja e Këshillit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, Jasmina Çaloska.
“Sipas meje, ai i cili e zbaton ligjin e në rastin konkret janë inspeksionet, ndërsa kur jemi tek inspektorët të njëjtit edhe vet ballafaqohen me kushte shumë të vështira të punës. Këta inspektorë kur të dalin në terren duhet të veprojnë në përputhje me ligjin, por pronarët e kompanive dhe udhëheqësit e institucioneve nuk janë për të vepruar në përputhje me ligjin.”, - theksoi kryetari i Unionit të Ndërtimit dhe Planifikimit, Ivan Peshevski.
Investimi në ambiente më të sigurta të punës nuk duhet të shikohet edhe si harxhim, kjo ishte edhe porosia bazë për punëdhënësit në javën e sigurisë në vendet e punës.
FITIM KRYEZIU
